Ndonëse gjatë kohë po vihet në diskutim data e zgjedhjeve e dakorduar më 31 gusht të këtij viti nga katër liderët e partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, duket se vendi do të shkojë në zgjedhje në dhjetor.

Sipas burimeve diplomatike që ka siguruar Zhurnal, data 11 dhjetor është definuar si datë që do të mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, e kjo duket se është definuar pas vizitës që sot po bën në vendin tonë eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Johanes Han./zhurnal