Portali Fol.mk  nga burime të besueshme brenda LR-PDSH-së, ka siguruar letrën e dërguar nga Lëvizja Besa, respektivisht nga koalicioni  ”Emri” që përmes postës  elektronike  i është dërguar Lëvizjes për Reforma-PDSH. Kjo letër e cila hap shumë dilema rreth seriozitetit të dërguesit të kësaj letre, ku si temë trajton bashkimin Opozitarë. Në përmbajtjen e kësaj letre të cilën redaksia e portalit Fol.mk e ka siguruar dhe të cilën do ta ndajë me lexuesit vërehet që koalicioni është lidhur midis lëvizjes Besa, dhe fraksionit të Fadil Zendelit, që me vendim gjyqësor u shpall si jolegjitim.

Ky koalicion është lidhur nën patronazhin e të ashtuquajturit Këshill Opozitar që është organizimi më i paprecedent politik i dëgjuar ndonjëherë dhe me status juridik dhe politik të pa qartë. Megjithatë, ajo që bie me së shumti në sy nga letra të cilën do të mund ta lexoni të plotë është fakti që askundi nuk përmendet LRPDSH dhe lideri i saj z.Ziadin Sela, as partia UNITETI e Gëzim Ostrenit, bile as dhe as PPD-ja, ndonëse kohë më herët kur Lëvizja Besa kontestonte Aleancën për Shqiptarët shpesh potenconte që: ”Nuk bëhet dot bashkëpunimi opozitar pa u përfëshirë të gjithë opozitarët, përfëshi këtu edhe PPD-në”. Natyrisht që vetë situata politike gjithnjë e më tepër i bën gjërat më interesante por kur fakte të këtilla lexuesit dhe votuesit shqiptarë  kanë para syve sigurisht që përballë tyre hapën dilema të shumta.

Pse  vallë Lëvizja Besa nuk u bë pjesë e bashkimit opozitar kur u themelua Aleanca për Shqiptarët?

Pse lëvizja Besa nuk u përgjigjet thirrjeve konkrete për bashkim që vinë nga zëra dhe organizma neutral dhe të dëshmuar për nga veprimtaria kombëtare?

A do të përgjigjet lëvizja Besa apo tash më “koalicioni” që sipas kësaj letre e ka emrin “ EMRI” ftesës së shoqatës së ish të burgosurve dhe ish të përndjekurive politik për ditën e shtune e që ka të bëjë më bashkëpunimin dhe bashkërëndimin opozitar shqiptar?

Këto dhe dilema të tjera të shumta që mund të dalin nga analiza e shkresës së plotë ngelet që lexuesit dhe votuesit shqiptarë të qartësojnë ditëve në vijim nga veprimet dhe qëndrimet e partive politike dhe eksponentëve të tyre!

 Në vazhdim dokumenti;

img_20161014_025816img_20161014_025748