Për të miratuar ligje të reja, duhet që të bëhen edhe marrëveshje të reja, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me eurokomisarin për zgjerim, Johanes Han duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse Parlamenti do t`i miratoje ligjet për lehtësimin e punës së PSP-së.

Ahmeti është decid se për atë megjithatë nuk ka kohë.

“Kemi pasur një takim shumë të mirë me Han dhe qëndrimin e përbashkët se marrëveshja e arritur duhet që të respektohet nga të gjithë. Kjo është kyçe që të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike”, deklaroi Ahmeti.

Pas takimit me Ahmetin, eurokomisari shkroi në profilin e tij;” Shkëmbim i mirë i qëndrimeve me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Kemi pasur një diskutim të përgjithshëm për kushtet që duhet plotësuar për zgjedhje të besueshme, prioritetet reformuese dhe për tejkalimin e krizës”.