Analisti dhe studiesi Fahri Balliu, një njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni ka hedhur akuza të ashpra ndaj elitës politike shqiptare në Maqedoni, duke e cilësuar atë si të shitur dhe pa asnjë vizion kombëtar.

“Ti që ruan  dhitë e Kërçovës nuk e përcakton dot fatin e shqiptarisë” tha Balliu në emisionin Zonë e Debatit në Kosovë duke ju referuar Ali Ahmetit, transmeton portali Drini.

Sipas tij, politikanët shqiptarë në Maqedoni i bëjnë favore Serbisë dhe Turqisë. “Unë jam habitur kur i pash fëmijët shqiptarë në Maqedoni sa të frikësuar shikonin policin maqedonas”, tha Balliu.