Më në fund, iu plotësua ëndrra edhe ish Ministrit të Arsimit, Aziz Pollozhani, i cili ka disa vitej që zhvarritej nga partia se do të bëhej Rektor i Univerzitetit Shtetëror të Tetovës, por nuk ia doli. Tani ai duhet të pranojë që të bëhet Rektor në UNT-në e Shkupit, e cila gjithësej numëron 37 studentë, 7 dekanë dhe 14 prodekanë etj.

Me këtë Ali Ahmeti ia dha goditjen e fundit edhe një intelektuali të mirëfilltë që sado pak jepte shpresë për rritje të cilësisë në USHT, por kjo nuk do të ndodh tashmë përshkak të “pazarllëkut” të ulët të Pollozhanit. Shoqëria e shëndosh shqiptare dhe intelektualët edhe njëherë morrën goditje  të fuqishme nga kriteret e injorancës, që për momentin kanë në duar vendimarrjen.

Nga Ministria e Arsimit ende nuk bëjnë të ditur emrat e stafit akademik, por në ueb faqen zyrtare të këtij Universiteti, janë shpallur konkurset për punësim. Sipas tyre kjo është punë e komisioneve amë. Ndërsa rektori i Universitetit Nënë Tereza është emëruar nga senati. Por zyrtarisht mësohet se në krye të Universiteti Nënë Tereza është zgjedhur profesori nga Struga Aziz Pollozhani.  Nga Qeveria theksojnë se me përgatitjen e buxhetit të ri janë ndarë 80 milionë denarë për këtë Universitet.

Ndryshe, Pollozhani ka ushtruar detyrën e ministrit të arsimit si dhe ka qenë ambasador i Maqedonisë në Gjenevë të Zvicrës.

©fol.mk