Familja Arifi nga lagja Hasanbeg po jeton e mbërthyer nga të ftohtit dhe uria. Me një anëtare të sëmurë e të paaftë për veten ata shtyejnë ditët pa buk te mjaftueshme per te gjithe.

Mbesa dhe nipi të cilët për momentin rriten pa babain e tyre nuk kanë më shikim fëmijëror në fytyrat e tyre, ai shikim është zëvendësuar me shpresën për t’u ngopur me bukë, lutjet që të kenë këpucë e çizme per te mbathur.

Nëna dhe e bija Rejhanja thonë se familja e saj rrëshqiti drejt varfërisë pasi ai u prek nga semundja e vajzes Makfires e cila lëngon 26 vite në shtrat, ajo është fare e palevizshme.

Dhimbje të madhe kësaj nëne i shton edhe nipi dhe mbesa të cilët çdo ditë i sheh duke u rritur ashtu sic rriti ajo dikur tre vajzat e saja, e ndonjëher nuk thonë kot si si ecën rrota e parë ashtu edhe ajo e fundit.

“Kjo nuk mundë të rrotullohet vetë, gjithë natën mundohet, as ilaqet nuk i ndihmojnë e as azgjë, vajzat mërziten thonë oj nënë mendja na luajti, ju them çka të bëjm Zoti na ka çu ….jo vajza ka lind mirë, pas një viti filloi të qante shumë dhe ne nuk e denim se çfarë kishte, nuk e kemi dergu në mjekë, shkonim nëpër hoxhallar mendonim prej mesyshi është kështu dhe pastaj e kapi keq nga gerçet dhe pastaj ju ndalen me kembë me gjithcka, si duket e preku në tru, po po prej temperatures, po une isha e vetme dhe nuk e vërejta, ne çdo here që kafshatën e gojes e fusim në goj ne e lajm me lot, çdo here qe i japim përshesh me ujë, ne të trijat qajmë, ju them Allahu kështu deshi çka të bëjmë, për nënën shumë rënd, Allahu ma çoj duhet të lidhemi tek Zoti” – thotë Muzafere Arifi.

“Po rëndë është shumë, një nënë me dy femijë me skamje me jetu pa kryefamiljarin, shume është vështirë po s’kam çfarë bëjë, kështu që kush ka mundesi të më ndihmoj me veshmabthje për higjien, Zoti e shperblevtë me të mira, jam e sigurtë se do me nihmojn ndonjë bamirës, kemi nevoj për ushqimë, për të ngrënë per të pirë, edhe ndonjë denarë për femijët kush ka mundësi kush ska përseri faleminderit , të më ndihmojnë bamiresit , nëse munden ti rrisë femijët , poashtu edhe për motrën ajo me ilaqe është” – shprehet Rejhane Arifi.

Vërshimet e 12 gushtit të vitit 2016 nuk ishin të lehta edhe për këtë familje , por ata para vershimeve jetonin me një shtepi e cila vetëm quhej e till siç shprehen familjaret, për fatin e tyre të mirë ata sot fal ndihmës së njerzve jetojnë me një shtepi e cila posedon cdo kushte elemnetare për jetë.

Ata nuk kane hallin e njejtë si familjet e tjera ku në të shumtën e rasteve kanë nevoj për kulm, por kjo familje kërkon vetëm ushqim për të mbajtur frymën gjallë./TVM2/