Në Gjykatën Themelore Shkup 2, për sot është planifikuar një seancë e re gjyqësore në të cilën duhet të debatohet për dëmin material dhe moral prej një milion euro, aq sa kërkon familja e të vdekurit në fshatin Luboten të Shkupit në vitin 2001. Rasti është shtrirë edhe për deputetin Johan Tarçullovski i cili është në paraburgim. Sipas parashtresës, ka të bëjë me të vrarët Rami Jusufov, i biri i paditësve Elmaz dhe Zenep Jusufov, bashkëshorti dhe babai i 4 fëmijëve. Në seancën e kaluar, Tarçullovski nuk u paraqit në gjykatë, përcjell Fol.

Paditësit me kërkesë të veçantë kërkuan që ankesa e cila më është drejtuar deri te MPB që të zgjerohet edhe për Tarçullovskin, pasi me aktgjykimin e Gjykatës në Hagë, ai u dënua për krime lufte kundër civilëve.

Tarçullovski në Burgun e Sheveningenit u dërgua më 16 mars 2005, me kërkesë të Tribunalit të Hagës. Gjykata në vitin 2008 e liroi ish-ministrin Lube Boshkoski me akuzën për krim në fshatin Luboten në Shkup, por, përsëri, Johan Tarçulovski u dënua me burgim prej 12 vjetësh. /Fol/