Reperi shqiptar, Gold AG, ka ironizuar me skenën e hip hopit dhe reperët tjerë.

Kohëve të fundit është ritur përdorimi i brendeve luksoze në klipe dhe ato po bëhen edhe temë të projekteve të ndryshme.

Kjo si duket nuk i ka pëlqyer Gold AG, i cili ka shfrytëzuar rastin që të ironizojë me këtë temë.

“Burektore Gucci vetëm për reperë të Kosovës”, ka postuar një foto Gold AG në rrjetin social Facebook.

Gold AG nuk është hera e parë që ironizon me reperët tjerë të skenës muzikore shqiptare.

Ndryshe, Gold AG ka prishur raportet me Noizyn, me të cilin u konsiderua shok shumë i mirë.

Tash ai ka rregulluar raportet me reperët e Babastars, me të cilët shpesh është thumbuar në projekte të ndryshme. /Telegrafi/