Faqja e Zoran Zaevit në fb është përmbytur me fotografi të Ziadin Selës i përgjakur në ngjarjet e 27 Prillit që ndodhi në kuvend, komente të panumërta ku akuzohet Zoran Zaev për tradhti ndaj qytetarëve e sidomos ndaj Shqiptarëve për shkak të bashkpunimit të tij më BDI të cilën e akuzonte për kriminalitet në bashkëqeverisje me VMRO-në.

Komentuesit e kanë gozhduar Zaevin me kritika dhe foto nga ngjarjet e 27 prillit kryesisht me akuza për tradhti ndaj revolicionit duke e quajtur “vegël e Gruevskit”./realiteti.info/