Ka disa javë që emisionin që për disa vjet me radhë e ka udhëhequr moderatori Labinot Gashi-Labi, tani i ka mbetur ish kolegës së saj Blerona Zeqirit.

‘1 Kafe prej Shpisë’ vazhdon të shikohet, por shikuesit e RTV21 vazhdojnë ende të kërkojnë që Labi të rikthehet,transmeton Gazeta Express.

Kjo vërehet edhe tek komentuesit e Bleronës.

Në një fotografi që ajo ka postuar në rrjetin social Instagram, një nga komentuesit ka kërkuar që Labi të rikthehet në emision./Gazeta Express/