Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri vazhdon të jetë kryelajm në mediet rozë.

Ashtu sikurse për fejesë, Adelina përsëri i zë fansat e saj në befasi, transmeton Gazeta Express. Këngëtarja e famshme mbrëmë dha lajmin se tani është zyrtarisht e martuar.

“Zyrtarisht e martuar”, ishte mbishkrimi që ka lënë Adelina sipër fotografisë ku shihet duke nënshkruar kurorëzimin.

Mirëpo, ky lajm nuk është se u mirëprit mirë nga fansat e saj. Shumë prej tyre shprehen të zhgënjyer pasi që deri më tani e kanë dashur shumë atë si këngëtare.

Fejesa e martesa me avokatin më të pasur maqedonas Seryzha Markov, përsëri ka ngjallur reagime të shumta.

Sipas komentuesve të shumtë, Adelina nuk është dashur të martohet asnjëherë me një maqedonas.