Penallti apo jo? Mëngjesin e ditës së sotme, pas ndeshjes dramatike Real Madridi-Juventus, në të gjithë Europën nuk flitet për asgjë tjetër, përveç episodit të penalltisë, që kaloi në gjysmëfinale të Champions-it skuadrën e Zidanes, ndërsa hodhi në erë përmbysjen historike të bardhezinjve në “Bernabeu”.
Edhe faqet e para të gazetave në kontinentin tonë janë të ndara në gjykimin e episodit, që i eliminoi kampionët e Italisë nga Liga e Kampionëve.
Në Itali, për shembull, “Il Corriere dello Sport” flet për vjedhje, ndërsa “La Repubblica” deklaron “penallti si kjo?”. “Il Giornale” shkruan “penallti që jepej”. Gjykimet për këtë rast deciziv të kësaj ndeshjeje vijnë edhe nga Barcelona, Atje janë vendimplotë e më të sigurtë, ku faqja e parë e “Sport” titullohet: “Grabitje e shekullit”. Nga ana e vet, “Mundo Deportivo” nënvizon me ironi: “Master në arbitrazh”.
Titujt e mediave “madridista”, si “Marca”, e cila publikon një fotografi të kontaktit Benatia-Vazquez në faqen e parë, janë me shkronja të mëdha: “Ishte ashpërsi”, raporton Tele Sport. Më shumë dyshime hedh prestigjiozja franceze “L’Equipe”, e cila preferon të mos humbasë peshën, por flet për “pasuri të Realit”.
Në “AS”, një tjetër gazetë shumë afër Real Madridit, përcaktohet episodi i ashpërsisë si “i interpretueshëm”. Me pak fjalë, polemikat për atë penallti shumë të kontestuar nga Juventusi, por jo vetëm, që bë temë debati në mbarë globin, janë të destinuara të vazhdojnë.
Ja qëndrimet e mediave kryesore europiane
Tuttosport (Torino, Itali). “Paraqitje e jashtëzakonshme, një Juventus i madh. Një përmbysje spektakolare. Në shtesën e kohës së rregullt, arbitri akordon një penallti të diskutueshme. Protesta e Buffon solli edhe dëbimin e tij me karton të kuq”.
“Corriere dello Sport” (Romë, Itali): “Kush e vodhi Juventusin? Një penallti që nuk ekzistonte në minutën e 93-të mohon përmbysjen heroike kundër Realit”.
“La Gazzetta dello Sport” (Milano, Itali): “Zemërim dhe krenari, Juventusi jashtë. Dominoi ndaj Real Madridit, por vetëm për një penallti shumë e dyshimtë në minutën e 97-të vulosi kualifikimin. 3-1 dhe lamtumirë Champions”.
“La Stampa” (Torino, Itali): “Juventusi më i mirë eliminohet nga një penallti në 97’. Madrilenët panë të zhvleftësuar tre golat e çerekfinales së parë, në Torino, por penalltia u erdhi në hndihmë, çka shkaktoi edhe përjashtimin e Buffon”.
“Corriere della Sera” (Milano, Itali): “Juventusi, përmbysja është mbytur nga një fund tensioni të lartë”.
“L’Equipe” (Francë): “Kualifikimi i Real Madridit eklipsohet nga një Juve e madhe. Bardhezinjtë zhvlerësuan mrekullisht disavantazhin 3-0 të ndeshjes së parë, por në kohën shtesë, Ronaldo ka konvertuar në gol një penallti të kontestuar”.
“Daily Mail” (Angli): “Vendos arbitri Oliver. Kaos dhe i kuq”.
“The Guardian” (Angli): “Ronaldo shpëton Real Madridin me një penallti të vonë”.
“The Sun” (Angli): “Një penallti e vonë e Ronaldos shkatërron përmbysjen e Juventusit”.
“The Times” (Angli): “Ronaldo thyen zemrat e Juventusit. Buffon dërgohet jashtë nga një arbitër britanik, që dha një penallti të diskutueshme të vonë. Real Madridi fitoi 4-3 në total, pas një përmbysje tronditëse italiane”.
“Daily Star” (Anglia): “Ronaldo nxjerr Real Madridin nga telashet”.