Fati i kriminelëve dhe buzëqeshja e “hidhur” e aktivistëve partiak!

12 Shkurti i vitit 2016 do të jetojë një kohë të gjatë në memorjen e shqiptarëve të burgosur e të shtypur nga pushteti VMRO-BDI. Padyshim meritat për këtë utakojnë tre femrave të guximshme të Prokurorisë speciale, Katica Janeva,  Lençe Ristovska  dhe Fatime Fetai.  Kjo e fundit, një shqiptare e zonja, në ekipin e Prokurores speciale që na bëri krenar të gjithëve, i madh e i vogël, përshkak se 25 vite që nga pluralizmi politik në Maqedoni, nuk kishte rastisur që të shohim e dëgjojmë një kuadro kaq mirë të pregaditur dhe bindëse. Ishim mësuar të shohim e dëgjojmë në ekranet televizive, kuadro të dobët, të pashkolluar dhe të zbehtë që reflektonin dështim dhe pesimizëm në sytë dhe zemrat e shqiptarëve. Na u fiksua sikur vetëm Abdylaqima, Nurhana, Safeta, Bekima, Musa dhe Alia jetojnë në këtë vend. Syreale ishte buzëqeshja e “hidhur” e aktivistëve partiak të partive shqiptare, të cilët për shumë vite ishin mashtruar nga liderët duke u bërë bishti dhe paterica e këtij pushteti. Dhashtë Zoti, Katica ti burgosë të gjithë me rradhë ata që kanë shkekur ligjet por edhe kanë marrë në qafë shumë jetë njerëzish dhe familje shqiptare. Drejtësia vonon, por vjen atëherë kur kriminelët mendojnë se do të kursehen!

© fol.mk , 12.02.2016