qenan

Shkruan: Qenan Aliu

ALI AHMETI DUHET TË JEPË DORËHEQJE !

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, duhet të jepë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të partisë.

Këtë do ta bënte çdo politikan me qytetari për të pranuar së paku përgjegjësinë politike të tij dhe subjektit që kryeson. Prej sot sduhet pritur e patur parasyshë presumcionin e pafajsisë , eksluzivisht kur bëhet fjalë për kriminalizimin e proceve zgjedhore duke patur parasyshë në veçanti këta të fundit më 2014-të.

Pra nga viti 2009, vendi nuk ka pushtet qendror dhe lokal kredibil dhe legjitim sepse procesi zgjedhorë në mënyrë strukturore ka qenë i falcifikuar ,dhunuar dhe industrializuar.

z. Ahmeti partia juaj, është fakt se denoncoi dhe nuk e pranoi rrezultatin në tre njësi zgjedhore në tre kontinente të diasporës.

z. Ameti këto janë tre njësi nga gjithsejt nëntë (gjashtë në vendë ) pamarë parasyshë se sa vota kanë ato ,por numërohen tre njësi zgjedhore. Partia juaj oficialisht rezullztatet në këto njësi nuk i pranoi dhe i vlerësoi si të manipuluara dhe të falcifikuara, këto ishin tre mandate bllanko për Vmro-Dpmne.

z. Ahmeti, ju patët establishment në qeveri dhe në MPB, dhe për këto manipulime në proceset zgjedhore mbani përgjegjësi direkte politike dhe juridike.

Përgjegjësinë më të madhe politike ua shton ajo që, edhe përkundër shum arsyeve të tjera , është fakti se Ju u bëtë pjesmarës i koalicionit qeveritarë me subjektin që edhe në vitin 2014-të para hundve tuaja ua falcifikoi procesin zgjedhorë ndërsa ju reaguat pasi u mbyllën vendvotimet.

z. Ahmeti ,çfar establishmenti qeveritar akomoduat ju në qeveri ,kurrë një Edmond Themelko i Pustecit para hundve të organizuar me autobusa ua solli qytetarët e gjorë nga Pusteci për të votuar, në Kërçovë, Prespë,Strugë , Qendër etj etj, ministrat tuaj heshtën si pula. Themelko me këtë aranzhman shkeli rëndë edhe mbi peshën politike të votës së shqiptarëve në Maqedoni, ju përsëri heshtët.

 Fundja edhe dorëheqja është kulturë, qytetari bile edhe guxim, shpresoj që këto vyrtyte juve edhe të mos ju mungojnë.