Prokurorja nga Prokuroria speciale publike, Fatime Fetai duke e arsyetuar lëndën për falsifikimin zgjedhor theksoi se askush nuk do të kursehet dhe qëllim i aktiviteteve para hetimore janë edhe votimi i diasporës dhe përfaqësitë konsullare, transmeton zhurnal.mk

 
“Në këtë lëndë, pas një numri të madh të aktiviteteve para hetimore, në bazë të një numri të madh të indikacioneve dhe kuptohet dëshmive, doli i bazuar dyshimi për një grup të caktuar njerëzish, ndaj të cilëve nuk do t`i zbuloj identitetet, të cilët duke shfrytëzuar ndikimin e tyre real dhe për shkak të qëndrimit të mëtutjeshëm në pushtet të partisë si në nivel lokal, po ashtu edhe në nivel shtetëror dhe sidomos për shkak të privilegjeve nga praktikimi i pushtetit, kanë krijuar grup i cili ka pasur për qëllim kryerjen e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, ose në përkthim përmes kriminalizimit të procesit zgjedhor drejt arritjes në pushtet”, deklaroi Fetai.
 
Fatime Fetai shtoi se ministria e punëve të brendshme për qëllime zgjedhore të partisë së saj është shndërruar në shtab zgjedhor me të vetmin qëllim që të manipulojnë gjatë zgjedhjeve. 
 
“Ministri i punëve të brendshme e ka përshtatur tërë infrastrukturën njerëzore, teknike për të ndërtuar listën zgjedhore sipas vullnetit të interesave të partisë prej ku ka ardhur. Lista zgjedhore të mos jetë hetuese, me ligj udhëhiqet nga KSHZ-ja, megjithatë të dhënat në të njëjtën, thuajse në 90 përqind janë të dhënat që rrjedhin prej shërbimeve në MPB. Kuptohet se këtu është përfshirë edhe ministria e drejtësisë përmes njësive të saja, megjithatë tek to veprimet ende janë në fazë të bazës së dyshimeve”, deklaroi Fetai, transmeton zhurnal.mk
 
Prokurorja, Fatime Fetai përfundoi se nga hetimet e Prokurorisë Speciale Publike askush që ka kryer vepra kriminale nuk do të kursehet. 
 
“Është e ditur se hetimet do të zgjerohen dhe se nuk do të kursehet askush i cili ka vepruar në mënyrë kriminale”, theksoi Fetai