Ish zv.kryeministri për eurointegrime Fatmir Besimi duket se ka lënë anësh politikën duke u angazhuar kështu si profesor universitar në  “The London School of Economics and Political Science – LSE” në Londër, njofton Zhurnal.

Lajmin për angazhimin e tij si profesor e ka bërë të ditur vet z. Besimi përmes rrjetit social facebook duke marrë kështu urime të shumta nga miqtë e tij të cilët i kanë uruar shumë suksese.

Besimi do të mbahet mend që gjatë mandatit të tij si ministër i mbrojtjes për herë të parë u përul para dëshmorëve të UÇK-së në mënyrë zyrtare ndërsa më parë ka qenë i angazhuar edhe si ministër i ekonomisë.

Ai është i njohur edhe si koka ekonomike e BDI-së duke përpiluar kështu programin ekonomik të partisë e cila fiton zgjedhjet në Maqedoni në secilin cikël zgjedhorë nga viti 2002.

I lindur në Tetovë, Besimi ka ndjekur shkollën e mesme në Tetovë ndërsa studimet për ekonomi në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, ndërkohë që pas studimeve ai si fitues i bursave nga ministria e arsimit si student shumë i talentuar ka ndjekur disa specializime në Londër dhe Budapest.

Nga viti 2004 deri në vitin 2006 dhe nga 2006 deri më 2008 ka qenë ministër i ekonomisë ndërsa nga 2008 deri më 2011 ka qenë i angazhuar si ministër i mbrojtjes. Në vitin 2013 ai emërohet zv.kryeministër i angazhuar për eurointegrime në qeverinë e Maqedonisë. Fatmir Besimi nuk është larguar nga BDI-ja por vetëm se është angazhuar si profesor universitar duke u larguar paska nga politika, transmeton Zhurnal.

fatmir-besimi-2