Raporti i ri për përparimin e Maqedonisë, të cilin Komisioni Europian (KE) pritet ta publikojë në nëntor, do të ketë një pjesë të veçantë që do t’i kushtohet gjyqësorit, kanë njoftuar për “24 vesti”, burime diplomatike.

Sipas informacioneve jozyrtare tani për tani, në këtë pjesë të Raportit do të trajtohet edhe formimi i Departamentit të veçantë në kuadër të Gjykatës themelore Shkupi 1, që do të duhej të merrej me rastet që dalin nga afera e përgjimeve, gjë për të cilën është formuar edhe Prokuroria Speciale Publike.
Shpalosja e Raportit për përparimin e Maqedonisë pritet të ndodh gjatë muajit nëntor, në prag të zgjedhjeve parlamentare të parapara për 11 dhjetor të këtij viti, të cilat sipas eurokomisarit Samuel Zhbogar, ‘paraqesin hap vendimtar për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni”.