Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Ali Ahmeti përfundimisht vendosi që kandidat për Kryetar Komune në zgjedhjet e 15 tetorit në Kërçovë të jetë kryetari aktual, Fatmir Dehari, mëson Zhurnal.mk

Qëndrimi është sjellur sot dhe gjatë thuajse gjithë ditës, lideri Ahmeti ka qëndruar në Kërçovë ku ka realizuar takime me strukturën partiake. Dehari rikandidohet për një mandat të dytë në krye të Kërçovës pas një beteje shqiptare – maqedonase në vitin 2013.

Mr.Sc. Fatmir Dehari konsiderohet kërcovari tipik, i popullit të Kërçovës, pjesë e pandashme e jetës së kombit të tij, njeriu që përfaqëson dhe mishëron, dhembjen, sakrificën dhe guximin e një kërçovari gjatë shekujve. Mishërim i spontanitetit, humanizmit, mirësisë, intelektualitetit, komunikimit në kohë paqeje dhe i guximit, sakrificës dhe heroizmit në kohë të vështira të popullit të tij.

Dashamirës dhe pjesë e të gjithëve në jetën e përditshme dhe menaxhimin institucional. Bashkëndjen gëzimin dhe vuajtjen e secilit, pa paragjykime ndaj askujt pavarësisht profilit social apo intelektual të dikujt që miqësisht takohet me të. Me përkushtimin e një olimpiku: “më mirë, më shpejt, më lart”. Krenari e të gjithëve për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e popullit te tij!

Njëkohësisht, u vendos që prijës i listës për këshillin komunal të jetë Aqif Mediu, shef i shtabit zgjedhor komunal, Adem Karaga, ndërsa zëdhënës i fushatës, Fatmir Limani. Gjithashtu, duke vlerësuar punën e deritanishme të pushtetit lokal në Kërçovë, u apelua deri tek të gjitha subjektet dhe komunitetet tjera në Kërçovë, bashkë me diasporën kërçovare, që të përkrahin kandidaturën e Deharit drejt fitores së rradhës”, thuhet në komunikatën e degës së BDI-së së Kërçovës.