fatmir izairiKomuna e Zhelinës vijon me realizimin e projekteve të saj, projekte të cilat janë jetësuar dhe qytetarët janë mirënjohës për të gjitha përpjekjet tona në shërbim të tyre, të cilësuara si investime të rralla në këto vendbanime dhe mirënjohës për ujësjellës, rrugë dhe shkolla funksionale.

Përveç shumë projekteve tjera, të cilët janë kryer në vendbanimin Strimnicë, aktualisht u finalizua rikonstruimi i shkollës fillore “Ibrahim Temo” me investim prej 68 183 euro dhe asfaltimi i rrugës bashkë me zgjerimin e saj me shumë rreth 60 000 euro.

Vlen të përmendet se Bashkësia vendore, kontribuoi në ndërtimin e rrugës me 85 ton asfalt apo 4500 euro dhe nuk mund të harrohet edhe kontributi i qytetarëve që i rrënuan objektet e tyre për ta zgjeruar rrugën nga 3-5 metër që ishte e paraparë, në 6-8 metër që është aktualisht.

Paraprakisht u ndërtua komplet rrjeti i ujësjellësit me shumë 389 780 euro, investim ky nga ana e Komunës dhe pushtetit qendror, kurse pagesat për kyçje nga amvisëritë në vlerë prej 63 963 euro, janë përdorur për pagesën e borxhit ndaj EVN në shumë prej 29 529 euro të mbetur nga Bashkësia lokale, prej kohës kur ata menaxhonin me ujësjellësin, si dhe për pagesën e 340 orë matësve të ujit.

Për ndërtimin e e kanalizimit, Strimnica përzgjodhi formën 50/50% që kishin me Komunën, dhe për këtë arsye me vendim të këshillit të Komunës, janë të liruar nga pagesa për kyçje në rrjetin e kanalizimit, kështu që bashkë investimi total arin shumën rreth 300 mijë euro.

Investimet tjera rreth dokumentacionit teknik për ujësjellës dhe kanalizim, rrugë, plan urbanistik, 2750 m2 bekatona, rikonstruim i mëhershëm dhe mbushja e gropave, e tejkalojnë vlerën e investimeve mbi 100 mijë euro.

Lidhur me rrugën të cilën flitet në portale se qytetarët e kanë asfaltuar me mjete vetanake, informojmë opinion se komuna e Zhelinës në atë rrugë ka përmbushur detyrimet e saja, duke dërguar 500 m katror begatona për rregullimin e rrugës. Qytetarët duke dashur që rrugën ta zgjerojnë më tepër, kanë përdorur begatonat dhe me vetë iniciativë kanë asfaltuar rrugën përkatëse.

Qytetarët janë vlerësues të mirfillitë për të gjitha projektet dhe motivi ynë i fuqishëm për të përmbushur detyrimet tona ndaj qytetarëve, kështu që në të ardhmen synojmë të mos diskutohen tema të natyrës ekzistenciale, të cilat ka shumë vite që i tangojnë qytetarët tanë, por synojmë një zhvillim në dimension tjetër social, ekonomik dhe arsimor.

Ne do të vazhdojmë me moton e Bashkë ndërtimit, jemi të vetëdijshëm se shkrimet tendencionze për qëllime e motive të ulëta nga portale të sapo formuara do të vijojnë, por përsëri komuna e Zhelinës mbetet e zotuar dhe e përkushtuar se do të vazhdojë edhe më tutje për finalizimin e të gjitha projekteve të saj.

bazeni1img_20160925_000503bazeni