Selamit të Sead Ramadanit ish ushtarë i UÇK-së drejtuar nipit të Fazli veliut ,   që të mos shkoj të flas  para vareve  të dëshmorëve, iu është përgjigjur vet ”patrioti” Fatmir Limani i cili   pas shumë gafeve thuajse  në çdo dalje publike i shtohet edhe gafi i fundit   ku pa fije turpi  në reagimin e tij përshkruan veten si mandela i Shqiptarëve  në Maqedoni duke u krahasuar me Adem Demaçin.

 

Ja çka i thotë Fatmir Limani veteranit të UÇK-së Suad Ramadanit, postimi i tij i plotë. 

Ne do të falim, por fëmijët nuk harrojnë fyerjet dhe sharjet e pamatura dhe pavend.

Respektojmë, bëjmë nderime e homazhe nga Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova, Kosova, Tirana.., e mbarë hapsirat shqiptare. Me përkushtim, me kushtet, hapsirën dhe tërë qenien tonë. Edhe nga spitalet jemi ngritur, për të nderuar Ata që flijuan, për liri ngase e kishin kuptuar që lufta për Atdhe është detyrim dhe se nuk është veprim që bëhet me zor ose për të cilin do kërkohet lëmoshë pasi të përfundohet e njejta.

Thuajse çdo ditë e lume më fillon në ora gjashtë e mëngjesit duke marrë “krahun me karanfila”, për t’i vënë mbi varrin e çdo ushtari në mbarë hapsirat shqipëtare.., kuptohet deri ku mbërrijmë me shokët që na shoqërojnë.

Shpesh marr edhe djalin – Besartin, i cili deri një ditë vinte me shumë deshirë.., por pasi ka degjuar të “sharat” dhe fyerjet që vijnë nga njerëz të pamatur është dëshpëruar tej mase dhe më thotë:

“Pse fyejnë këto njerëz, të cilit as në vend’prehjet e të afërmive të tyre, shpesh herë ose asnjëherë nuk i kam parë…” !
I them:
Birë, e pyet një i ri Adem Demaçin, baca Adem, si mund të bëhem sikurse ty?
Ademi i thotë:
Shko e kujtohu njëherë, për dy javë a’do jesh i gatshëm t’u përballosh torturave shtazarake serbe, për 28 vite me rradhë !
Shkoi i riu dhe pas dy jave u shfaq sërish te dera e Adem Demaçit dhe në të dalur të simbolit të qëndresës djaloshi i thotë;
Bacë, jam i gatshëm të flijoj shëndetin, për t’u bërë si Ty.
Ademi i’a rikëthen:
“Tash shko e kujtohu, a’do të ishe pajtuar që pas 28 viteve vuajtjeve dhe torturave të duroje sharjet, fyerjet dhe fjalët që nuk i mban tokë as qiell.., në të shara nga nëna që të ka lindur e deri të nderi i familjes…”!!!
I riu mbeti gojë hapur dhe tha:
“Këtë nuk e bëj dot, për asnjë çmim”.
Atëherë, Ademi i thotë;
Shko.., e pasi të pajtohesh me këtë.., do arrijsh të bëhesh atdhetarë më i përkushtuar dhe besnik i atdheut se sa unë.

I dashur birë-Besart.., ne bashkë do të vazhdojmë me përkushtim e përulje të nderojmë edhe përkrah fyerjeve e sharjeve që nga Struga e:
Nuri Mazarit, Islam Veliut,
Gostivari i Naser Veliut, Naser Ademit, Brahim Ademi e Hisë Fazliut,
Tetova e Mujdin Aliut, Isa Lika, Burim Hysenit, Fadil Rufati, Visar Sinanit..,
Shkupi i Harun Aliut, Qemal Shaqirit, Arben Bajramit, Abaz Beqiri, Ismet Bajrami, Gazmend Arifi, Muzaferr Xhaferri..,
Duke vazhduar te Kumanova e Ismet Jasharit, Zaim Zeqiri, Agim Rufati, Arif Ibrahimi, Arsim Bajrami, Llokman Nezirit, Shenasi Ibrahimit, Nezir Demiri, Beqir Sadiku, Hasip Emurllavu, Gjulsere Sahitit…, te Kumanova e Familjes Zymberi dhe Jakup Hasipit….
Edhe në Tiranën e Shpendit do të shkojmë derisa të lindi ky diell, për ne…

Të “sharat” një ditë do të perëndojnë bashkë me qëllimet e Tyre, ne bashkë do të vazhdojmë dhe nderojmë të përjetësuarit e Atdheut !

Nderë e respekte të gjithë atyre që veprojnë heshtur dhe me maturi…

I përjetshëm kujtimi, për Dëshmorët e Atdheut.

Fatmir Beqir Limani