Gjenerata e dymbëdhjetë e studentëve në Universitetin e Evropës Juglindore në mënyrë solemne kanë hedhur sot kapelat. Kanë diplomuar 153 studentë të vendeve të ndryshme nga rajoni.
E për këtë, rektori i UEJL-së, Zamir Dika tha se beson në intelektin e studentëve të diplomuar, dhe se po të njëjtit do ta shpiejnë vendit drejt rrugës euroatlantike.

“Unë besoj fort se të diplomuarit e Universitetit të Evropës Juglindore po ndryshojnë realitetet e shoqërive tona dhe me injektimin e gjeneratës së dymbëdhjetë, “goditja” intelektuale do të jetë edhe më e fuqishme për të drejtuar këtë anije ballkanike drejt ujërave të vlerave euroatlantike”, u shpreh Zamir Dika, Rektor i UEJL-së.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarlls Garet ishte prezent në këtë ceremoni, ku edhe motivoi studentët. Madje ai nuk hezitoi të tregojë simpatinë që e ka ndaj këtij universiteti e sidomos ndaj qytetit të Tetovës.

“Është një kënaqësi me të vërtetë e veçantë që të jem përsëri këtu në Universitetin e Evropës Juglindore, unë kam respekt të pafund për këtë Institucion, pra për institucionin tuaj, jam gjithashtu një fans i madh i Tetovës, por do të ju them një sekret. Duke qëndruar para një audiencë të tillë, dhe para juve, ndjehem sikur nuk e kam merituar një gjë të tillë. Ju e keni merituar vendin ku jeni sot sepse keni dhënë shumë mund për të”, tha Charlls Garet – Ambasador i Britanisë.

Isht studenti i këtij Universiteti, tani më Ministri i Arsimit dhe Shkencës ,Pishtar Lutfiu vlerësoi se programet studimore në të cilat kanë studiuar këta studentë, ofrojnë një mundësi të mirë.

“Pa dyshim që programet studimore bashkëkohore do t’i rrisin shanset tuaja për punësim sepse ky universitet ka një reputacion të çmuar ndërkombëtar”, tha Pishtar Lutfiu, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ndërsa Fjolla Zllaktu është studentja me notën mesatare më të lart në këtë gjeneratë, 10.00.“Jemi të lumtur që e patëm mundësinë t’i kalojmë tre vite të mbushura përplot eksperiencë dhe mësime. Universitetin tonë, UEJL, do ta mbaj mend gjithmonë si një mjedis të ngrohtë, për të studiuar dhe për tu zhvilluar”, u shpreh Fjolla Zllatku, Studente.

Studentët e diplomuar dolën nga gjithsej pesë fakultete, ai i Drejtësisë, Administratës, Teknologjisë së komunikimit, gjuhës, kulturës, komunikimi dhe fakulteti i administratës së biznesit. Universiteti i Evropës Juglindore edhe disa muaj mbush 15 vjet nga themelimi i tij.

https://youtu.be/ZPJlb_KumMQ?t=5