Në emision Clik plus në tv 21 , përfaqsuesi i BDI Fatmir Limani drejtoi akuza të rënda kundrejt bashkpartiakëve të tij Fatmir Deharit, Hazbi Likës  si dhe deputetit Zulfi Adilit  i cili tani më ka kaluar në radhët e Unitetit . Këta që luajnë rolin e reformatorëve apo paraqiten si reformator janë fajtor për emërimin në kontinuitet të funskionarëve të njëjt nëpër funksione shtetërore. Fatmir Dehari është fajtori kryesor që vazhdimisht e ka propozuar Musa Xhaferin për zavendës kryeministër apo ministër sepse ai ka qenë kryetar degës së BDI në Kërçovë. Hazbi Lika ka qenë dhe është fajtori kryesorë që Fatmir Besimi vazhdimisht gëzon pozita dhe funskione të larta shtetërore dhe lokale, sepse pikërisht Hazbi Lika ka qenë kryetar i degës së BDI në Tetovë kur Fatmir Besimi vazhdimisht propozohej për funksionet ministrore që i ka ushtruar – u shpreh përfaqësuesi i BDI-së . Gjithashtu Fatmir Limani lëshoi akuza edhe në drejtim të deputetit Zulfi Adilit duke përdorur fjalor të ashpër e fyes . Pse nuk e dëgjuam njëherë Zulfi Adilin duke propozuar një ligj për ish ushtarët e UÇK-së ? Parlamenti është për të propozuar ligje dhe jo për të ngrënë kasht – ishin këto fjalët e përfaqsuesit të BDI , Fatmir Limani në emisionin CLIK plus në tv 21 .

©fol.mk