Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa dorëheqjen nga drejtimi i Qeverisë e ka përgjegjësi politike dhe juridike.
“Dorëheqja është politike dhe juridike, pasi është shkelur Kushtetuta e Kosovës dhe është shkelur rregulli juridik”, ka thënë Limaj, duke shtuar se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt. “Kosova ka nevojë të shkojë sa  më shpejt në zgjedhje, sepse  e ka një regjim i cili e ka shkelur Kushtetutën”, ka  thënë Limaj në emisionin “Monitor” në  “RTK”.