Aktori i njohur Fatmir Spahiu vazhdon të jetë ndër personazhet më të pëlqyer të ekranit.

 

Ai gjendet çdo javë pranë shqiptarëve përmes emisionit të tij “Natën me Fatmir Spahiun”, gjersa është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Fatmiri preferon që herë pas here të publikojë fotografi satirike në rrjetet sociale, për t’i bërë fansat e tij të qeshin me gjetjet e tij dhe karakterin karizmatik.

 

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, në mbishkrimin e së cilës shkruhet kinse një ndër ‘gënjeshtrat’ më të mëdha të shqiptarëve.

Sipas aktorit ‘gënjeshtra’ më e madhe që shqiptarët i bëjnë njëri-tjetrit gjatë bisedës në telefon,  është kur ‘baci’ dërgon të fala edhe nga familjarët pranë tij.