Shpat Kasapi ka njoftuar përmes Facebook-ut se do t’iu prezantojë fansave të tij njeriun e zemrës. Këngëtari  ka qenë në qendër të vëmendjes për sa u përket lidhjeve dhe ndarjeve të bujshme. Vetëm pak kohë më parë ai u nda nga e dashura Qëndresa Dulaj, e cila e quajti homoseksual.

Pas kësaj, Shpati nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me deklaratën e saj dhe tashmë duket  se ai ka filluar një marrëdhënie të re,  të cilën shumë shpejt dëshiron ta bëjë publike.

Këngëtari ka publikuar një status në rrjetet sociale, ku thotë:  “Të dashur miq, kam kënaqësinë që përmes këtij statusi t’ju informoj se shumë shpejt do të prezantoj personin e zemrës sime”. E bashkangjitur  me këtë shkruan “surpriza po vjen”. Gjërat po bëhen serioze! Mbetet për t’u parë se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Shpatit.

15357049_1128847580571191_268185720_n