Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kishte publikuar disa përgjime në të cilat dëgjohej zëri i ministres Gordana Jankulovska dhe ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov, që flisnin në një rast për Bujar Osmanin e BDI-së.

“Biseda e tretë dhe e katërt, janë në mes Nikolla Todorov nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe Gordana Jankullovska. Todorov e informon Jankullovskën, për furnizime jashtëligjore në ministrinë e Shëndetësisë. Për çmime jo reale dhe para të paguara nga Bujar Osmani, ish ministër i koalicionit nga radhët e BDI-së. Do të dëgjoni nga Todorov se për rekonstruktim të spitalit Bujar Osmani përsë koti ka shpenzuar 400 mijë euro, para të qytetarëve, të cilët nuk dihen se ku kanë përfunduar, ose siç dëgjohet në bisedat kanë përfunduar në pus”, kishte thënë Zaev kur kishte publikuar “Bombën” e përgjimit me Osmanin e BDI-së.

“VMRO-DPMNE me shkathtësi po e mbron Buja Osmanin. Është e dukshme se biznes relacionet dhe tender koalicionet ndërmjet BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë funksionuar më mirë se sa Kushtetuta dhe Ligjet në Maqedoni”, kishte përfunduar Zaev kur publikoheshin të ashtuquajtura “bomba”./Kumanovapress/