Skuadra e Shkupit vazhdon me përforcime edhe në Antalia të Turqisë. Basilo Ndong është futbollisti më i ri i skuadrës “Bardheblu” i cili sot edhe zyrtarisht u prezantua nga drejtuesit e FC Shkupit. Ndong vjen nga skuadra e Cano Sport Academy, ndërsa është veq 19 vjeçar.

Ndong luan në poiztën e sulmuesit të krahut të majtë dhe me Shkupin ka firmosur kontratë për tre vite e gjysmë. Afrimi i Ndong në radhët e Shkupit, këtyre të fundit iu ka kushtuar plotë 60 mijë euro, ndërsa bëhet futbollisti i pestë që i bashkohet skuadrës “bardheblu” në këtë merkato dimërore.