Ndoshta do të ju duket e pabesueshme por, është një qytet në botë më saktë në Nebraska, SHBA që ka vetëm një banore dhe ajo është 84-vjeçarja”>84-vjeçarja Elsie Eiler.

Elsie është një taksa paguese e rregull dhe taksat ajo ja paguan vetes së saj, ka një bar ku ka edhe licesë për alkol dhe është e vetmja rezidente e ‘qytetit’ të Monowi, shkruan Syri.net.

84-vjeçarja”>84-vjeçarja zgjohet çdo ditë në mëngjes dhe hap barin e saj, përveç ditës së hënë të cilën ja ka dhënë pushim vetes.

Ajo shprehet se nuk është e vetmuar pasi vizitohet thuajse çdo ditë nga turistë të cilët shkojnë vetëm nga kureshtja për të vizituar atë.

Madje teksa po fliste me gazetarët e BBC ajo u ka thënë që nuk është e vetmuar pasi në ato momente ishin ata që po i bënin shoqëri duke e intervistuar.

Ajo është, kryebashkiakja e vendit, biblotekarja, klerikja, barmenja, kamarjerja dhe personi i vetëm që ka mbetur në atë vend që pas vdekjes së bashkëshortit të saj në vitin 2004.

Elsie ka treguar se familja e saj është transferuar aty që kur ajo ishte 1 vjeç e e gjysmë.