Ka pak muaj nga moment kur e zyrtarizoi lidhjen e re por postimet e shpeshta e bënë që të kuptohet se kemi të bëjmë me një romancë të fortë e goxha serioze.

Nga ai moment i parë nuk ka vonuar shumë dhe Taulant Xhaka është fejuar!

Ceremonia ka ndodhur para dy ditësh dhe si çdo event tjetër i familjes Xhaka, edhe ky ka qenë goxha diskret.

Lajmin e ka bërë të ditur Graniti, i cili përmes një postimi i ka uruar fejesën vëllait të tij të madh.

Shumë urime për Taulantin dhe Arbnoren! /Prive.al/