Grçeva në e emisionin ClikcPlus në TV21 tha publikisht se ajo është kundër platformës shqiptare dhe kërkon nga Zaevi që ta refuzojë platformën e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë.

Më gëzon fakti se lexova disa pjesë të programës së LSDM-së , ku shkruan se nuk do të shkohet jashtë  kushtetutës së Maqedonisë.  Gjithçka do të jetë në përputhje me kushtetutën e tanishme dhe ligjet e legjislatives dhe nuk do të ketë revizion të marrëveshjes së Ohrit. Në këtë rast z.Zaevi prej sonte duhet të refuzojnë platformën e shqiptarëve” u shpreh Grçeva.

Ajo tha se Zaev duhet të dalë publikisht dhe të thotë që unë e refuzoj këtë platformë të shqiptarëve

Zaev duhet të dalë publikisht dhe të thotë që unë e refuzoj këtë platformë të shqiptarëve, sepse ajo platformë e shqiptarëve në disa nene jo e gjitha, e saktë se është në kundërshtim me atë që e thash më parë, që do të thotë ajo kërkon shtet binacional jo multietnik, më saktë ajo bënë sulm mbi shtetin multietnik për të cilën e kemi, veçse që duhet ta avancojmë etj.

Ajo platformë sipas mendimit tim e minon marrëveshjen e Ohrit,” tha mes tjerash Grçeva.

Ndryshe edhe deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski  sot kërcënoi BDI-në dhe Ali Ahmetin me Prokurorinë Speciale. /TetovaSot/

Videon e keni në gjuhën maqedone: