Anëtari i komisionit juridik të LR-PDSH komenton fshirjen e votuesve shqiptar nga listat:

“E drejta e votës është kategori kushtetuese, dhe përmes saj qytetari shfrytëzon të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre legjitim. Konform Kushtetutës së RM-së, të drejtë votimi kanë qytetarët të cilët plotësojnë nenin 4 të Kushtetutës së RM-së, dhe çdolloj forme tjetër dhe anashkalim i kësaj të drejte të qytetarëve do të konsiderojmë shkelje flagrante të Kushtetutës. BDI dhe PDSH janë pjesë e kësaj skemë për të fshirë nga lista zgjedhore rreth 30 mijë votues shqiptarë, për të cilën ne vlerësojmë se është një akt i ulët që kanë cënuar të drejtën e votës së qytetarëve shqiptarë, dhe ndërkohë u kanë bërë shërbim partive maqedonase. LR-PDSH ka reaguar ashpër ndaj këtij fenomeni, por edhe ka ngritur çështjen në fjalë deri në Gjykatën Kushtetuese, sepse privimi nga e drejta e votës do të thotë shkelje e rëndë e Kushtetutes se RM-së, dhe është e papranueshme për qytetarët shqiptarë”.

© fol.mk