Në një intervistë për emisionin “360 Gradë” Alsat-M, prokurorja në Prokurorinë Speciale Publike, Fatime Fetai, ka folur për dilemën që qarkullon në publik – nëse PSP mund të hapë hetime të reja paraprake dhe hetime në qoftë se ne nuk mund të ngrejë akuza për shkak të rrjedhjes së afatit ligjor prej 18 muajsh për atë, përcjell Fol.

”Formalisht është ligjore, Ligji për Prokurorinë Speciale Publike, domethënë neni 22 nuk na kufizon, që ne të kryejmë hetime. Ai nen, kjo dispozitë famëkeqe – neni 22 i ligjit, na kufizon në këtë moment për të filluar ndjekjen penale, gjegjësisht procedurën të cilën ne jemi duke e udhëhequr para PSP, që të ngrejmë para gjykatës. Megjithatë, në aspektin formal-juridik nuk jemi të kufizuar të hapim hetime”, tha Fetai.

Ajo tha se në qoftë se ka vullnet, mund të gjendet një zgjidhje ligjore, kur do të vijë momenti për ngritjen e akuzave për disa lëndë, ata mund të dorëzohen në punën e rregullt të Prokurorisë Themelore Publike. /Fol/