Një sasi e konsiderueshme vaksinash nga firma kineze Sinovak pritet të mbërrijnë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në konferencën e përbashkët për shtyp me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Shkup, Zhang Zhuo.

Ministri Filipce shtoi se numri i qytetarëve të vaksinuar në vend pritet të arrijë rreth 600 mijë me vaksinat e reja që do të mbërrijnë në fund të muajit.