Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e dytë për shtyp deklaroi se ka gjashtë raste të reja me coronavirus.

Sot janë testuar 12 persona për prej të cilëve gjashtë janë pozitiv me coronavirus.

Filipçe tha se një paciente është kthyer nga Barcelona, ndërsa për të gjithë personat tjerë që ishin në avionë është dhënë urdhër për izolim, ndërsa personat tjerë janë nga Dibra.

Tani numri i të infektuarve me coronavirus është rritur në 18.

Ministri deklaroi se është forcuar kuadri në spitalin e Dibrës.

Filipçe shtoi se do të mbyllet vendkalimi kufitar në aeroportin e “Shën Apostol Palve” për 48 orë.

Ministri kujtoi se ndalohet tërësisht puna në kafeteri, bare dhe bastore.