Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në daljen e dytë para gazetarëve sot njoftoi se do të mbyllen të gjithë vendkalimet kufitare përpos vendkalimit në Tabanovc, Qafë Thanë, Deve Baer, Bogorodicë dhe Bllacë.

Ai njoftoi se Qeveria ka marrë vendim për mbylljen e aeroportit “Shën Apostol Pavle” në Ohër. Filipçe tha se i njëjti duhet të mbyllet 48 orë pasi qeveria morri vendimin.

Filipçe deklaroi se me vendim të ri të Qeverië ndalohet hyrja edhe për qytetarët që vijnë nga vendet me rrezik të mesëm.