Nuk kemi informacion nëse Sasho Mijallkov ka kontaktuar me epidemiologë ose përfaqësues të ISHSSH në pajtim me deklaratën e tij tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në pyetjen e gazetarëve për pohimin e ish-drejtorit të DSK-së se nuk është arratisur por se ka qenë në izolim për shkak të simptomave të Kovid-19.

Filipçe sot në Tabanocë nga homologu i tij serb Zllatibor Lonçar, e mori dërgesën e dytë prej tetë mijë vaksinave të kompanisë “Fajzer”.

Sasho Mijallkov, i cili akuzohet në lëndën “Target – Fortesa” dhe nga e diela ishte i pakapshëm për organet e përndjekjes, dje doli para Prokurorisë Publike për ta marrë vendimin për arrest shtëpie që ia caktoi Gjykata Penale. Mijallkov tha se nuk është arratisur por se është tërhequr në izolim për shkaqe shëndetësore – ka pasur temperaturë të lartë dhe simptoma të koronavirusit.