Vazhdon rritja e pagave nga muaji në muaj. Paga mesatare neto e paguar në dhjetor 2020 arrin 28.294 denarë, që është rritje prej 5.4 për qind lidhur me muajin identik në vitin 2019, më saktë 1.458 denarë, ka bërë të ditur në postimin ne Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev.

“Jemi të përkushtuar në rritjen e pagave që të arrijmë deri në 34.000 denarë në katër vitet e ardhshme, me qëllim përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit”, ka shkruar Zaevi.