Rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga tre kanosjet më të mëdha për shëndetin tonë dhe ka ardhur koha që ta ngremë vetëdijen për këtë problem të madh publiko-shëndetësor, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në panel-diskutimin “Nxitje, investime për zhvillim të trajtimit të ri antibakterial”, i organizuar në kuadër të Forumit investues botëror në Gjenevë.

Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, Filipçe ka theksuar se për shkak të përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve dhe për shkak të mënyrës jo të drejtë të aplikimit, gjithnjë e më shumë bakterie janë rezistente ndaj antibiotikëve të cilët në këtë moment ekzistojnë në treg kudo në botë.

Ministri ka theksuar se Maqedonia i ndjekë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në luftën me rezistencën anti-mikrobiale dhe se ndërmerr masa për ngritje të vetëdijes përmes ligjëratave, organizimit të konferencave profesionale dhe krijimit të fushatës publike për trajnim të popullatës për përdorim racional të antibiotikëve. /Infomagazin/