Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe avokatët e tij e kanë pranuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit me të cilin ai është i dënuar me dy vite burg për shkak të furnizimit të mercedesit luksoz për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Aktvendimi tani në mënyrë automatike përmes sistemit të AKMIS do t’i ndahet gjykatësit për kryerjen e sanksioneve, transmeton Kanal 5, në të cilin në afat prej tetë ditësh duhet t’i dorëzohet Gruevskit ftesë për mbajtjen e dënimit me burg.

Nga Njësia e Shkupit, për disa media, thonë se Gruevski ka marrë vetëm aktvendim, por nuk ëshë përgatitur akt referimi.