Një telefonatë e bërë rreth orës 10 të mëngjesit të 9 majit të 2015 ka ndryshuar strategjinë e organeve të rendit të asaj kohe lidhur me sulmin e planifikuar në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Siç mësohet, fillimisht janë bërë përpjekje që të arrihet marrëveshje me grupin për tu tërhequr, por një telefonatë e bërë nga një pjesëtar jo i rëndësishëm i grupit që nga paniku ka kërkuar ndihmë ka bërë që shtabi i MPB-së të ndryshojë komplet qasjen dhe në vend të planit A për tërheqjen e grupit, është zbatuar plani B, që nënkuptonte goditje të fuqishme në të gjitha anët dhe rrethimi i shtëpive sipas planit të një gjenerali serb, që zbatohet me pushtimin e çdo pëllëmbe tokë në terren me nga tre deri pesë policë apo ushtarë.(INA)