Filloi protesta e OBRM-PDUKM-së para Ministrisë së drejtësisë në shenjë të përkrahjes së personave të arrestuar, pjesëmarrës në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ëshë vendosur mbrojtje policore para Ministrisë së drejtësisë ku për momentin ndodhen rreth njëqind protestues.

I pari në foltore u ngjit Antonio Milloshoski i cili apeloi deri te Prokuroria dhe Ministria e drejtësisë, duke thënë se duhet të mendojnë mirë dhe të mos bëjnë ndarje ndërmjet njerëzve sepse, sipas tij, padrejtësisht janë arrestuar deputetë dhe “qytetarët e pafajshëm”. Ai tha se kjo bëhet me qëllim që të kthehet vëmendja e qytetarëve nga punë tjera që duhet t’i bëjë Qeveria.

Protesta është në vazhdim dhe mbahen fjalimet në foltoren e improvizuar në hapësirën para Ministrisë së drejtësisë.