“The shape of water”, konkurrent për të fituar çmimin Oscar në kategorinë e Filmit më të Mirë, po përballet me akuza për plagjiaturë.

Padia, e paraqitur në gjykatën federale në Los Angeles, sipas regjisorit Guillermo del Toro, producenti Daniel Kraus dhe studio filmike Fox (Fox Serchlight), “ka kopjuar historinë e filmit, karakteret dhe disa skena”, nga shfaqjet e të ndjerit Paul Zindel të vitit 1969.

Filmi është nominuar në 13 kategori të ndryshme të çmimeve Academy Awards, e cila do të zhvillohet më 4 mars, duke përfshirë emërimet për Fotografinë më të Mirë dhe regjisorin më të mirë.

Ankesa është paraqitur një ditë pas që tetë mijë anëtarë të Akademisë së Arteve dhe Shkencave filmike, të cilët kanë dorëzuar votat e tyre.

Padia e paraqitur nga Zindel numërojnë më shumë se 60 ngjashmëri mes shfaqjes “Let Me Hear You Whisper” dhe “The shape of water”.

Fox Serclay mohoi pretendimet si “të pabaza dhe krejtësisht të pavlefshme” ndërsa shtoi se “e gjithë kjo po ndodh në momentin kur u shpallën nominimet dhe ne fuqimisht do të mbrojmë veten”.

Filmi tashmë ka fituar një çmimin për “Filmin më të Mirë në festivalin e mirënjohur Golden Globes dhe një numër të çmimeve në festivale të ndryshme evropiane dhe botërore. /Telegrafi/