Filmi finlandez, i xhiruar 30 vjet më parë, ka thyer sërish rekord në shikueshmëri, deri tani ka arritur shikueshmërinë në 714664 shikues në nivel vendi.

Krahasuar me filmat e huaj, ky film ka tejkaluar me shikueshmëri  edhe filmin “James Bond”

Filmi “Ushtari i panjohur” është shfaqur në të gjitha kinematë kryesore të Finlandës për 35 ditë rresht dhe vetëm në natën e parë të shfaqjes numri i shikueshmërisë ka arritur në 48438 shikues.

Ky film ka arritur edhe suksese në nivel ndërkombëtar. Kujtojmë se në një festival kinematografik në Irlandë ka marrë çmim ndërkombëtar, transmeton RTK.

Bëhet e ditur se për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Finlandës, ky film do të shfaqet edhe në kanalet televizive suedeze.