Prestigjiozja londineze “Financial Times” e ka përshkruar prokuroren speciale Katica Janeva si “kamxhik për elitën e korruptuar maqedonase dhe ikonë e pazakontë e protestave gjatë kohës së krizës politike.” Kjo gazetë thekson se Katica Janeva prej prokurore e cila deri dje ka shpërndarë padi penale për shoferët e pandërgjegjshëm, është transformuar në prokurore të institucionit mjaft të rëndësishëm e krijuar nga roli i Bashkimit Evropian.

Puna e Janevës siç shkruan “Financial Times”, është përndjekja e figurave të larta politike të akuzuar për vjedhje zgjedhore dhe për shfrytëzimin e shërbimeve të kundërzbulimit për qëllime partiake. Ajo në intervistën për këtë gazetë ka theksuar se falja e 56 personave nga presidenti  Ivanov, atij  i ka hapur mjaft punë:

“Nëse Kryetari vazhdon me faljet e njerëzve të akuzuar, atëherë ai do të ketë shumë punë, pasi që ne nuk do të ndalemi.”

Sipas “Financial Times”, puna e institucionit të Prokurorisë Publike Speciale fillimisht është shikuar me skepticizëm, por edhe me nënvlerësim për përkrahjen që ajo mund të ketë nga opinioni.

Gazeta potencon se kjo prokurori në punën e saj ballafaqohet me probleme të shumta, sidomos në gjetjen e dëshmitarëve. Shumica e dëshmitarëve siç shkruhet kanë frikë të bashkëpunojnë me këtë institucion, pasi që ata janë në mbikëqyrje të vazhdueshme. Gazeta trajton edhe rastin e dëshmitarit të fundit Kosta Kërpaç që u gjet i vdekur në banesën e tij.

“Puna mund të vështirësohet edhe më shumë, pasi që Kosta Kërpaç si dëshmitarë kishte vdekur pasi që është qëlluar me plumba në gjoks”, shkruan Financial Times.

Janeva thotë se po përballet me akuza për pikë politike, por sipas saj, kjo nuk do të ndikojë në punën e saj./TV21

https://youtu.be/tbFEB3yARgM