Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela i ka bërë thirrje publike Rufi Osmanit të ndërhyjë në kapërcimin e dallimeve në mes dy grupeve të RDK – së.

“I bëjë thirrje Rufi Osmani si themelues i atij subjekti politik ta ndihmoj këtë proces. Ai nuk mund të ik nga përgjegjësia se nuk qenka anëtarë i RDK-së, sepse në fund të fundit, e ka themeluar vetë këtë subjektë politik. Ai do duhet të jap kontribut, që këto dallime brenda për brenda RDK-së të heshten dhe nga ky proces të dalë shumë më e fortë. Ky është interes i yni, si aleat i tyre, ndësa të gjitha të tjerat që i dëgjojmë në opinion, janë shpifje dhe tendenca për të goditur Aleancës për shqiptarët”, është shprehur Sela.

@fol.mk