Deputeti Fisnik Ismaili, ka hedhur disa hipoteza interesante pas protestës së opozitës. Ai ka shprehur disa dyshime se kush ishin ata persona me maska qe gjuanin gurë e që as vetë ai nuk mundë ti ndalte.

Lexoni postimin e tij të plotë.

Momenti ma i bukur në këtë protestë madhështore, me aq shumë njerëz të mirë, ishin këta mixhokë, të ardhun prej çdo cepi të Kosovës, që kërkuen me ba selfie me mue. Dita ishte tepër e bukur, për me mujtë me na e prishë një grusht djemësh me do gurë, të cilët, interesant, nisën me ba zullum kur përfundoi protesta, e policia i la, nuk i nguci, deri në fund vendosi me me ba skena.

Unë i përfaqësoj, edhe përfaqësohem nga turma e pafund që doli sot në protestë. Nga mixhokët në këtë foto, e plot të rinj të buzëqeshun. Nuk përfaqësohem, nga ky grup djemsh me maska, që nuk i njifke askush e që as nuk mujta me i ndalë, ndonëse tentova boll, aq sa nuk përfaqësohem nga kjo qeveri, e cila duhet me ecë

.fisi0fisifisi 1