Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli ka komentuar përleshjen mes dy reperëve Cozman dhe Noizy.

Kujtojmë se nga kjo përleshje është plaguar reperi i grupit OTR, ‘Varrosi’, ndërsa Cozman do të mbahet në polici për 48-të orë.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Ismailit.

“O giliptera, që i thuni vetes repera, gangstera,

Mos u bani lahpera, si thmi t’kapt n’gilindera.

Ju as s’dini me repovatë, o të ngratë,

Folni n’t’thatë, ditë e natë, po fort po ju marr inat.

Kur p’i ngrehni dy vija e po nxjerrni alltija si thmija,

Keni ba kerre e shpija, a s’paguni tatime as për rroga t’mia.

E keni ba fet, po ju thotë qeky deputet,

Tuj ba pare let, me klika n’internet.

Bre bala, që shitni krala, e po bahni zdrala,

Qe, me nji status frymën jau ndala!