Haxhi Krasniqi e ka fituar me pikë meçin kundër boksierit me origjinë turke, Cagri Ermis.

Kjo përballje u zhvillua në kuadër të kategorisë super të mesme, ndërsa kjo ishte fitorja e 45-të (17 KO) e boksierit shqiptar.

Kundërshtari i tij, Ermis, mbetet në bilancin prej 18 fitoresh (5 KO) nga 28 meçe të zhvilluara.

Ky meç u zhvillua në “Maritim Hotel”, në një sallë super moderne në Berlin ku ishin rreth 3.000 shikues të pranishëm.

Shumica e shikuesve ishin tifozë të boksierit 28-vjeçar nga Juniku, ku gjatë gjithë sfidës ata kënduan këngë shqipe, të cilat e motivonin Krasniqin.

Pas kësaj fitoreje, Krasniqi do të ketë mundësi të sfidojë tituj tjerë të vlefshëm, si titulli i EBU-së.

krasniqi1

https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/1129835643706818/