Pak njerëz e dinë se nga Facebooku mund të fitojnë para

Për ta bërë këtë ju ndihmon portali ”laleggepertutti.it” dhe është e nevojshme të keni një PC ose një smartphone dhe të mos kurseheni të përdorni një profil personal.

Kur ju krijoni një faqe dhe e shpërndani atë tek miqtë tuaj, kolegët dhe të njohurit, numri i pëlqimeve që do të merrni do të rezultojë në kthim ekonomik.

Hapi i parë është të krijoni një faqe interesante të cilës duhet t’i bëni update çdo ditë me postime, foto, video dhe përmbajtje gjithmonë të reja. Kjo do të bëjë që ndjekësit e faqes tuaj të mos humbin interesin dhe t’iu ndjekin vazhdimisht. Sa më shumë persona, aq më shumë para do të fitoni. Për të siguruar fitimin më të madh ju nevojiten dy instrumente: Programet e filialit dhe shitjet e drejtpërdrejta në kompani.

Filiali është për të krijuar para me përqindje nga shitjet ose nga preventivët kur flasim për kompani të mëdha në web.

Në pak fjalë ajo bëhet vitrinë e një kompanie, duke tërhequr fitimet. Sa më e madhe shoqëria aq më i madh fitimi.

Kompania Apple për shembull ofron një përqindje të vogël në blerjet e bëra në iTunes, iBooks dhe App Store. Mjafton të kesh një id Apple dhe një faqe (jo një sajt) në përputhje me direktivat e kompanisë. Ose ata që duan të bëjnë lekë nga Facebook mund të përfitojnë nga linqet e sponsorizuara nga Amazon.

Një tjetër mënyrë për të fituar para nga rrjeti social i Mark Zuckerbergut është të hapni një dyqan online, veçanërisht nëse zotëroni një biznes tradicional. Ka plane të pagesave me kosto të përballueshme, të cilat u japin të drejtën për të shitur një numër të pakufizuar artikujsh. Disa platforma të tjera ju lejojnë të fitoni në Facebook për çdo klikim të marrë nga linqet e përbashkëta.

Gjithashu, edhe videot janë një mënyrë e shkëlqyer për të fituar para në Facebook. Mjafton të regjistroheni në një shërbim të veçantë si “Caos Video”, që përmban qindra filma të ndarë sipas kategorive. Dhe, çdo shikim do të  korrespondon me fitim