‘Kuqezinjtë’ i lënë Nefçit rolin e favoritit, mirëpo paralajmërojnë se do të bëjnë maksimumin për të marrë rezultatin e dëshiruar në duelet me ekipin nga Azerbajxhani.

Me respekt për kundërshtarin, por besim në forcat vetanake Shkëndija pret duelin e të enjtes me Nefçin në kuadër të xhiros së dytë të eliminatoreve për Liga Evropa. Trajneri Bruno Akrapoviq dhe zëvendës-kapiteni Ardian Cuculi kanë folur para mediave në press konferencën zyrtare në stadiumin ‘Bakcell Arena’ në Baku, duke zbuluar pritjet para ndeshjes të së enjtes.

bruno-1024x692

.“Para se gjithash përshëndetje për të gjithë në Azerbajxhan, posaçërisht tifozëve tanë besnikë në Tetovë, ‘Ballistëve’ tanë dhe përshëndetje për gjithë njerëzit në Maqedoni që u intereson futbolli. Jemi këtu në një vend fantastik, jemi pritur shumë mirë dhe jemi vendosur pas një udhëtimi pak të lodhshëm. Ditët e fundit kemi patur më shumë udhëtime dhe kemi tentuar të klimatizohemi dhe deri dikun kemi arritur, ndërsa në stërvitjen zyrtare do të kemi mundësi edhe më mirë ta bëjmë këtë për kushtet që na presin në ndeshje. Jemi përgatitur ashtu si duhet të jemi përgatitur. Kemi analizuar kundërshtarin, kemi bërë video analizë në mënyrën dhe stilin tonë që do ta përdorim të enjten në ndeshje dhe mendoj se jemi të gatshëm dhe ndeshja mund të fillojë”, deklaroi para gazetarëve shefi i stafit teknik, Bruno Akrapoviq

cuculi-1024x692

 “Përballja me Nefçin është shumë e rëndësishme për ne pas një historie që bëmë në ndeshjet e para dhe kualifikimin në raundin e dytë. Nuk jemi në eufori, thjesht qëndrojmë me këmbë në tokë dhe do të japim maksimumin për të bërë më të mirën tonë. Nefçi është favorit, mirëpo ne si Shkëndijë presim të bëjmë befasinë e rradhës dhe pse jo të kualifikohemi në raundin e tretë. Mirëpo normal duke dhënë maksimumin të gjithë, duke mbështetur ekipin bashkarisht synojmë të korrim suksesin e rradhës”, deklaroi zëvendës-kapiteni i Shkëndijës, Ardian Cuculi.

press-all-1024x692

Në mesin e gazetarëve të pranishëm binte në sy fakti që sikur kërkonin të largojnë rolin e favoritit nga skuadra e tyre, Nefçi, mirëpo eksperienca e tyre në ndeshjet evropiane dhe vlera e këtij takimi nuk gënjen asnjërin në taborin e Shkëndijës, që pretendon me këmbë në tokë të kërkojë suksesin e rradhës.
Përballja Nefçi-Shkëndija luhet të enjten në stadiumin ‘Bakcell Arena’ në Baku, me fillim nga ora 18:00 (ora 20:00 në Azerbajxhan).